Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në qendrën shëndetësore të Shijakut. Një mjeke u godit për shkak të detyrës, ndërsa shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar autorin.
Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, kur një 33-vjeçar, që dyshohet të jetë dhe përdorues narkotikësh ka goditur mjeken në detyrë.
Menjëherë është njoftuar policia e Shijakut që ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit. I riu që është paraqitur pranë shërbimit të urgjencës fillimisht ka debatuar me mjeken roje dhe më pas e ka goditur atë.
Ndërkohë qytetarë të Shijakut e dënojnë këtë akt të rëndë ndaj mjekes.
“Nuk është e drejtë prandaj jemi njerëz mund të merremi vesh duke biseduar e qarë hallin. Mjekët që njoh unë këtu janë shumë të mirë. Më vjen keq kur e dëgjoj këtë”, shprehen ata.