Bota

I vuri flakën zonës pyjore në Oregon, 15-vjeçari gjobitet 36 milionë dollarë

Një adoleshent që pranoi se i vuri flakën një zone pyjore në Oregon është urdhëruar nga gjykata të paguajë 36 milionë dollarë amerikanë si dëmshpërblim ndaj atyre që janë prekur nga ky zjarr. “New York Post” shkruan se gjykatësi e mori vendimin pasi konfirmoi nëse ishte në përputhshmëri me kushtetutën vendosja e një gjobe të tilla ndaj një minoreni. Avokati i 15-vjeçarit e quajti absurde gjobën, e cila do të paguhet e ndarë në vite.