Ivan Gvozdenoviç ka gjetur menjëherë një skuadër tjetër, kjo pasi u largua nga Skënderbeu vetëm disa ditë më parë.
Tekniku serb, i cili drejtoi korçarët për dy vite, tashmë do të jetë trajneri i ri i AF Elbasanit.
Është vetë klubi verdheblu që ka konfirmuar këtë me anë të një njoftimi.
Ai vjen kështu për të zëvendësuar italianin Roberto Bordin, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas fitores me Bylisin.
Ivan Gvozdenovic është një emër i njohur në futbollin shqiptar, aty ku ka qenë futbollist dhe dy vitet e fundit i kaloi si trajner në Korçë. AL-Faisaly, Al-Mojzel, Radnicki, Foresta Suceava, Saham dhe Skënderbeu, këto kanë qenë klubet ku Ivan i ka drejtuar si trajner. Me objektivin për zonën “Final 4”, serbi do fillojë këtë pasdite punën me ekipin e ri dhe debutimi do jetë të diel në shtëpi kundër Vllaznisë. duke nisur nga ora 16:30.