Health & Beauty

Ilaçi revolucionar që mund të shtyjë me vite diabetin e tipit 1!

Një ilaç revolucionar që vonon shfaqjen e diabetit të tipit 1 është miratuar për përdorim në sistemin shëndetësor publik të Anglisë dhe Uellsit (NHS), duke u cilësuar si përparimi më i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje në më shumë se një shekull, sipas “The Guardian”. Ilaçi, i quajtur teplizumab (emri tregtar Tzield), nuk e shëron diabetin e tipit 1, por mund të vonojë zhvillimin e tij simptomatik deri në tre vjet. Ai vepron duke “trajnuar” sistemin imunitar që të mos sulmojë qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Instituti Kombëtar për Ekselencën në Shëndetësi dhe Kujdes (NICE) ka miratuar përdorimin e ilaçit për të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 8 vjeç që ndodhen në fazën e hershme, pa simptoma, të diabetit të tipit 1.

Ekspertët thonë se kjo u jep pacientëve vite të vlefshme përpara se të kenë nevojë për trajtim të përhershëm me insulinë. Teplizumab administrohet përmes infuzionit intravenoz një herë në ditë për 14 ditë rresht. Pas përfundimit të kursit dyjavor, trajtimi mbyllet pa pasur nevojë për doza të tjera. Sipas organizatës bamirëse “Diabetes UK”, miratimi i këtij ilaçi shënon fillimin e një epoke të re në trajtimin e diabetit të tipit 1, pasi për herë të parë në mbi 100 vjet mjekësia po kalon përtej insulinës dhe po synon shkakun themelor të sëmundjes.

Diabeti prek miliona njerëz dhe shkakton nivele anormale të larta të sheqerit në gjak. Por shumë nuk e dinë këtë, pasi simptomat mund të jenë delikate. Diabeti i tipit 2 ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për rregullimin e sheqerit në gjak, ose qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës siç duhet, është shumë më i zakonshëm, duke prekur mbi 90 përqind të të sëmurëve nga diabeti. Megjithatë, shumë prej tyre mbeten të padiagnostikuar për vite, sipas NHS. Përveç simptomave më të njohura të gjendjes, të tilla si etja e shtuar, lodhja, humbja e peshës dhe shikimi i paqartë ka disa simptoma të heshtura që mund t’ju këshillojnë të shkoni dhe të vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm. Disa prej tyre mund t’i dalloni edhe kur jeni duke bërë seks.