Ilir Daja do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Tekniku që udhëhoqi Skënderbeun drejt triumfit të dyfishtë, ka arritur marrëveshjen me adminstratorin Sinan Idrizi, për drejtimin e kuqezinjve. Një lëvizje e zgjuar kjo e drejtuesve të klubit vlonjat, që i japin “çelësat” e skuadrës, një trajneri me mentalitet fituesi, çka e tregon dhe karriera e Dajës, kampion me Elbasanin, Dinamon dhe së fundmi me Skënderbeun.