Aktualitet

IMSI Chatcher, gjykata pushon hetimet

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, për të pushuar përkohësisht hetimet për pajisjen e dyshuar përgjuese IMSI Catcher. Autoritetet shqiptare janë në pritje të një letër-porosie nga Italia, ndërkohë që mbajtja e çështjes në hetim rrezikonte afatet hetimore. Debati për pajisjen përgjuese nisi në 2016, ndërsa kulmoi me ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar me kërkesë të opozitës, e cila akuzonte ish-Ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, për përgjim të paligjshëm.