Bota

Indi, aksident rrugor, 13 nxënës ndërrojnë jetë

13 nxënës humbën jetën në Indi në një aksident rrugor. Autobusi i shkollës ku udhëtonin u përplas me një tren në shtetin verior të Uttar Pradeshit. Ky është aksidenti i dytë i rëndë. Pak javë më parë, 24 nxënës të tjerë mbetën të vdekur kur autobusi i tyre ra në një humnerë në shtetin Himaxhal Pradesh. Qeveria urdhëroi një hetim mbi incidentin dhe njoftoi kompensimin e familjarëve të viktimave.