Kryeministri Indian Narendra Modi njoftoi se Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale do t’i shtohet amendamenti i dënimit me vdekje. Ligji përfshin personat që dhunojnë seksualisht fëmijët nën moshën 12-vjeçare. Sipas ligjit të deritashëm në Indi, dënimi maksimal për përdhunimin e fëmijëve ishte dënimi me burg të përjetshëm. India është përballur kohët e fundit me raste të shumta të dhunimit seksual të fëmijëve.