India synon që para vitit 2022 të eleminojë plotësisht përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në vend. Planin ambicioz e njoftoi Kryeministri Narendra Modi. Mekanizmat sesi do të realizohet kjo mbeten ende për t’u ndërtuar, por disa përpjekje janë bërë, fillimisht në formën e fushatave ndërgjegjësuese. Por ekonomia që po rritet me ritmet të shpejta do ta bëjë akoma më sfiduese përpjekjen e Narendra Modit.