Sërish sulm terrorist në Surabaya të Indonezisë. Një ditë pas tre atentateve kamikaze kundër tre kishave që shkaktuan 13 viktima, sot u shënua një i vrarë, ndërsa 10 vetë u plagosën. Përsëri dyshohet se sulmi është vepër e ISIS-it. Ende nuk është e qartë nëse atentatet e këtyre dy ditëve, janë të lidhur me njëri tjetrin.