Aktualitet

Inflacioni rritet në 2.4% në muajin qershor, nga ushqimet!

Në qershor, çmimet janë rritur me ritme më të shpejta se në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. INSTAT-i raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në Qershor 2025 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Rritja është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i çmimet e ushqimeve e pijeve joalkoolike, si dhe nga kostot e qirasë, ujit dhe energjisë. Sipas njoftimit të INSTAT-it, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2025, arriti 119,2, kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2025 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2025, krahasuar me Maj 2025 është -0,2%. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,19 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,36 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,8%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,0%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7%, “Komunikimi” me 1,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%, “Shërbimi arsimor” me 0,9% dhe “Shëndeti” me 0,6%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,5%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,6%, “mish” me 4,0%, “peshk” me 2,4%, “fruta” me 1,3%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 0,9%, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 0,5%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0,3% secili dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1%.