Ekspertët Ndërkombëtarë të Agjencisë për monitorimin e armëve kimike, arritën në vendin ku dyshohet se më 7 prill është kryer sulm kimik, në qytetin sirian Duma. Inspektorët janë në Siri prej një javë, por nuk kishin mundur të shkonin drejt vendit të sulmit, që la të vdekur dhjetëra persona. Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët fajësojnë Sirinë për sulmin.