Showbiz

Instagrami heq opsionin që nuk e pëlqente askush

Këtë muaj rrjeti social më i përdorur i momentit ka ardhur me shumë ndryshime.

Bëhet fjalë për Instagram-in që sapo ka hequr një ndër opsionet që nuk pëlqehej aspak nga përdoruesit. Nëse do të klikoni tek ikona e zemrës do të vini re se hapësira në të majtë ku shkruante ‘Following’ nuk ekziston më.

Megjithatë shumë përdorues as që e dinin se ky aplikacion kishte një opsion të tillë. ‘Following Activity’ tregonte se fotot e kujt i bënin like ndjekësat e tu, kë ndiqnin apo kujt i komentonin apo dërgonin follow-request.

Sipas një sondazhi të bërë në muajin gusht, mijëra përdorues u shprehën se e urrenin këtë opsion pasi nuk dëshironin të shihnin se çfarë bënin të tjerët në Instagram sidomos kur bëhej fjalë për familjarët e tyre, ish-partnerët apo edhe miqtë me të cilët kanë shkëputur marrëdhëniet.

Përfaqësuesit e Instagram janë shprehur se ky opsion po përdorej çdo ditë e më pak nga njerëzit dhe më e mira ishte që të hiqej krejtësisht. Për të gjithë ju që e pëlqenit pasi ruanit miqtë apo të dashurit, duket se duhet të kërkoni mënyra të reja për të bërë ‘stalking’.