Bota

Integrimi, Hahn: Nuk ka kapërcim fazash për Ballkanin Perëndimor!

Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash. Deklarata u bë nga eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, gjatë mbajtjes së një leksioni në Vjenë, për strategjinë e rajonit, duke pasur parasysh dhe faktin se Austria merr presidencën e radhës të BE-së në korrik.  Në fund të qershorit, Brukseli pritet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.