Aktualitet

Integrimi, Meta pret kryeministrin belg

Pas takimit që pati me Edi Ramën, Kryeministri i Belgjikës është pritur edhe nga Presidenti Ilir Meta. Presidenti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Belgjikës në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë. Ai shprehu edhe angazhimin për progres të mëtejshëm të reformave.