Inteligjenca Britanike akuzon Rusinë se po kërkon të minojë demokracitë europiane. Në një takim të shefave të sigurisë europiane në Berlin, kreu i Agjencisë, Andrew Parker tha se “Moska po kryen veprime agresive dhe të dëmshme”, ndërsa “rrezikon të shdërrohet në shtet të izoluar”. Helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Britani, ai iu referua si një nga shkeljet më flagrante të Rusisë, sa i përket “rregullave ndërkombëtare. Parker foli dhe për rrezikun që i kanoset Europës nga sulmet terroriste të ISIS-it.