Bota

Irak, priten rezultatet e zgjedhjeve politike

Irakenët presin rezultatet e zgjedhjeve të djeshme parlamentare, të parat pas ofensivës që çoi në dëbimin e ISIS-it nga disa pjesë të Irakut. Pjesëmarrja në votime ishte 44.5%, shifër dukshëm më e ulët se 60 përqindëshi i zgjedhjeve të kaluara. Tashmë qytetarët me të drejtë vote e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe mbetet të shihet nëse vendi do të forcojë lidhjet me Iranin apo me Perëndimin.