Vëzhguesit e zgjedhjeve në Irak thonë se rinumërimi manual, pas votimeve të diskutueshme në zgjedhjet parlamentare, do të nisë më 3 korrik. Sipas rezultateve fillestare të para, blloku i klerikut shiit, Muqatada al-Sadr ka fituar numrin më të madh të votave. Megjithatë, votimet në zgjedhjet parlamentare u shoqëruan me akuza pasi zyrtarët zgjedhorë përdorën makina elektronike për të numëruar votat. Zgjedhjet parlamentare të majit, janë të parat në Irak, pasi fitores ndaj Shtetit Islamik.