Bota

Iran, kërpudha helmuese shkakton 11 viktima

Mbi 800 njerëz janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në perëndim të Iranit. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se, për pasojë, 11 veta kanë humbur jetën. Mbi 200 persona janë shtruar në spital, duke vënë në dukje se nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi. Kërpudhat në fjalë rriten të egra në rajonet malore të pjesës perëndimore të Iranit dhe duken shumë të ngjashme me ato të ushqyeshmet.