Në Iran u arrestuan 27 të dyshuar për terrorizëm. Ata akuzohen se planifikonin sulme gjatë Muajit të Ramazanit. Autoritetet iraniane sekuestruan dhe një numër të madh armësh e municionesh. Irani është shënjestër për xhihadistët sunitë, të cilët e konsiderojnë shumicën e tij shi’ite si të pafe.