Supermodelja Irina Shayk dhe ylli i Phoenix Suns, Devin Booker, kanë shkaktuar thashetheme për një lidhje të mundshme, pasi u panë së bashku gjatë një fundjave në Hamptons.
Modelja ruse dhe basketbollisti 29-vjeçar dyshohet se kaluan kohë së bashku në Long Island, sipas raportimeve të faqes së njohur të thashethemeve Deuxmoi.
Dyshja u fotografuan duke dalë nga restoranti Tutto Caffe në East Hampton të dielën në mëngjes, ndërsa burime pranë tyre pretenduan se kishin kaluar pjesën më të madhe të fundjavës së bashku.
Më vonë, Shayk dhe Booker u shfaqën edhe në një festë në lokalin e njohur Delilah, ku një video e publikuar në rrjetet sociale pretendohet se i tregon duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar gjatë mbrëmjes.
Megjithatë, raportimet kanë sjellë edhe një tjetër detaj nga festa. Sipas disa dëshmitarëve, Booker është parë duke komunikuar edhe me gra të tjera gjatë natës, një situatë që thuhet se nuk i ka pëlqyer modeles.
Deri tani, as Irina Shayk dhe as Devin Booker nuk kanë bërë ndonjë koment publik për zërat rreth një romance mes tyre.
Të dy kanë qenë më herët në qendër të vëmendjes për jetën e tyre sentimentale. Shayk ka pasur një lidhje të gjatë me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka edhe një vajzë, ndërsa Booker ka qenë në një marrëdhënie shumë të komentuar me yllin e reality show-t, Kendall Jenner.
Takimet e fundit në Hamptons kanë mjaftuar për të nxitur spekulimet se mes modeles 39-vjeçare dhe basketbollistit mund të ketë lindur një afërsi e re, por për momentin gjithçka mbetet vetëm në nivelin e thashethemeve.