Film & Tv

Ish-banorja e “BBV” e ftuar sot në “Goca dhe Gra”! Ndiqeni live ora 21:00 në Top Channel!

Një Talk Show mbi çështje të mprehta e tema që i flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe. “Goca dhe Gra” nën moderimin e Ori Nebijaj, Ema Andrea, Rudina Dembacaj, Rozana Radi dhe Sherina Spahiu transmetohet çdo të martë ora 21:00 në Top Channel.

Sot e ftuar do të jetë ish-banorja e “BBV”, Sara Gjordeni. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen e Instagram të “Goca dhe Gra”.

Kujtojmë se javën e shkuar për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë. E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.

Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet.

Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë. Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.