Prej një muaji Gjykata e Tiranës nuk po arrin dot të zhvillojë seancën paraprake për pranimin e gjykimit të ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i akuzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizmit. Edhe seanca e sotme dështoi, pasi Rroshi kishte marrë një avokati të ri, duke hequr dorë nga mbrojtja e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku që e ka përfaqësuar gjatë hetimeve. Avokati i ri Mbrojtës, Drilon Cani i kërkoi gjykatës kohë për t’u njohur me dosjen.