Gossip

Ish-partnerja e Elon Musk trondit fansat me tatuazhin e ri në fytyrë!

Këngëtarja e njohur Grimes ka shkaktuar reagime të shumta pasi publikoi një tatuazh të ri në fytyrë, që shumë ndjekës e krahasuan me një infeksion kërpudhor.

Artistja 37-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, ndau në Instagram një “selfie” pa grim, ku tregoi për herë të parë dizajnin e veçantë – një tatuazh me formë rrethore që kalon përmes vetullës dhe syrit të saj të majtë, duke i dhënë pamjes një efekt të çuditshëm dhe enigmatik.

Grimes, e cila ka tre fëmijë me miliarderin Elon Musk, shpjegoi se ishte përgatitur prej dhjetë vitesh për ta bërë këtë hap, duke e cilësuar si një zgjedhje me domethënie personale dhe artistike.

Kalova rreth dhjetë vjet duke u përgatitur emocionalisht për një tatuazh në fytyrë, por mesa duket vizatoja aq shpesh në fytyrë saqë askush nuk e vuri re — as prindërit e mi, madje as pas videos, lol

-shkroi ajo me humor.

Këngëtarja gjithashtu lavdëroi artistin e tatuazhit, duke thënë se:

@glyphomancer po krijon diçka me të vërtetë të re dhe novatore me tatuazhet në fytyrë – një kombinim i bukurisë, delikatesës dhe inovacionit që ndoshta nuk vlerësohet sa duhet sot

Megjithatë, fansat u ndanë në mendime. Disa e përgëzuan për guximin dhe origjinalitetin, ndërsa të tjerë u shprehën të hutuar, duke e krahasuar tatuazhin me një plagë ose infeksion në lëkurë.

M’u desh të shikoja disa herë për ta kuptuar që ishte tatuazh

-komentoi një ndjekës.

Pavarësisht polemikave, Grimes duket se e ka marrë me humor reagimin e publikut, duke treguar edhe një herë anën e saj të veçantë dhe provokuese që e ka bërë ndër artistet më të pazakonta të skenës muzikore.