Sport

Ishi i Partizanit fitoi gjyqin 1,2 milionë euro, konfirmohet rikthimi i Matondos në Superligë

Masanga Matondo i është bashkuar ekipit të Ejupspor duke konfirmuar rikthimin në Superligën turke. Për herë të fundit ishte pjesë e Hatajspor, që tashmë është pjesë e kategorisë së tretë në Turqi.

Matondo u largua nga Hatajspor për arsye financiare. Më pas fitoi edhe gjyqin 1,2 milionë euro në FIFA, që është totali i të gjithë kontratës disa vjeçare që firmoste.

Në fakt do të jetë e vështirë që Matondo të marrë shumën në fjalë. Kjo pasi Hatajspor është drejt falimentimit dhe ka shumë gjyqe të humbura.

Kujtojmë se Partizani përfitonte 600 mijë euro tre vite më parë. Të kuqtë ia dolën të shisnin kartonin e Matondos në Turqi.