Sport

FIFA hap thesin për Botërorin 2026, Manchester City fituesi i madh i miliona eurove

Manchester City pritet të jetë klubi që do të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, falë numrit të madh të lojtarëve që dërgoi në turne me kombëtaret përkatëse.

Sipas përllogaritjeve paraprake, kampionët anglezë pritet të arkëtojnë rreth 4.4 milionë dollarë (rreth 3.86 milionë euro), duke u renditur në krye të listës së klubeve përfituese.

Pas Manchester Cityt renditen Barcelona dhe Bayern Munich, ndërsa Arsenali pozicionohet në vendin e katërt. “Topçinjtë” pritet të marrin një shumë pak më të ulët për shkak të angazhimeve të vona të disa lojtarëve në Ligën e Kampionëve. Një surprizë në listë është edhe Crystal Palace, që renditet mes klubeve angleze me përfitimet më të larta.

FIFA ka rritur fondin e Programit të Përfitimeve për Klubet në një rekord prej 355 milionë dollarësh, ku 250 milionë dollarë lidhen drejtpërdrejt me fazën finale të Kupës së Botës.

Pagesat për klubet llogariten mbi bazën e rreth 5 mijë dollarëve për lojtar në ditë, gjatë periudhës që futbollistët janë të angazhuar me kombëtaret e tyre.

Formati i ri i Botërorit me 48 skuadra ka zgjeruar numrin e klubeve që përfitojnë financiarisht, megjithëse ekipet europiane vazhdojnë të marrin pjesën më të madhe të fondit.

Shifrat përfundimtare të pagesave pritet të konfirmohen zyrtarisht nga FIFA në muajt e ardhshëm.