Bota

ISIS kërcënon Rusinë me sulme terroriste

ISIS-i kërcënon me sulme terroriste gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi. Në një video-mesazh, Shteti Islamik ka publikuar imazhe të stadiumeve ruse, të përgjakura dhe të djegura, shoqëruar me mbishkrimin: “Do iu djegim, vetëm prisni”. Kërcënimet ngjallin frikë te tifozët ndonëse organizatorët flasin për rritje të ndjeshme të masave të sigurisë.