Sport

Islanda në “panik”, trajneri i përfaqësueses humbet kompjuteri me punën e 20 viteve

Hirushja e Botërorit 2018, Islanda u përball me një problem jo shumë të zakonshëm përpara se të nisej për në Rusi. Trajneri i përfaqësueses Heimir Hallgrimsson, humbi për pak kohë kompjuterin e tij ku ishte e përmbledhur e gjithë puna e tij 20-vjeçare. Hallgrimsson e kishte vënë valixhen e tij në një autobus që shkonte në një qyteze në pjesën perëndimore të Islandës. Valixhja u gjet por kjo i kushtoi skuadrës një orë vonesë në nisjen e avionit.