Bota

Itali, Di Maio e Salvini pranë krijimit të Qeverisë

Italia po shkon drejt formimit të Qeverisë, mbi dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ekzekutivi do të krijohet nga Lëvizja “5 Yjet”, e cila siguroi numrin më të madh të votave, më 4 Mars, si dhe nga “Lega Nord”, që në zgjedhjet e fundit garoi në koalicion me “Forza Italia”-n e ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi. Di Maio e Salvini pritet t’i publikojnë sot detajes e marrëveshjes, ndërsa do të njoftojnë dhe Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella për dokumentin politik që po punojnë.