Liderët e dy forcave politike italiane Lega Nord e Lëvizja “5 Yjet” do të takohen pasdite me Presidentin Sergio Mattarella. Luigi Di Maio e Matteo Salvini pritet t’i prezantojnë programin qeverisës, si dhe emrin e Kryeministrit. Paraprakisht është rënë dakort që drejtimi i Qeverisë së Italisë t’i besohet Giuseppe Conte-s nga rradhët e “5 Yjeve”.