Bota

Itali, dy partitë bien dakord mbi parimet kryesore të bashkëqeverisjes

Dy partitë italiane “Lega Nord” dhe “5 Yjet” ranë dakord mbi bazat kryesore të bashkëqeverisjes, gjë që do të ulë taksat, e do të rrisë shpenzimet për mirëqenien e popullit. Udhëheqësit e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes 5 yjet”, diskutuan mbi një axhendë politike të përbashkët për të formuar qeverinë e koalicionit, në mënyrë që t’i japin fund mbi 10 javëve ngërçi politik, që ka paralizuar Italinë.