Bota

Itali/ Dy shqiptarët kapen me 4,6 kg kokainë në qendrën tregtare! Njëri kërkohej prej 2021-shit!

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës.

Karabiniertë e Peruxhia i kanë kapur ata në posedimin e një ngarkese me 4,6 kg kokainë, teksa qëndronin para një qendre tregtare të zonës së Umbrias.

Në operacion është përfshirë edhe Njësia e Policisë Ekonomike të Guardia di Financa. Ndërhyrja u bë qendre tregtare, në zonën e Ponte Felcino të Peruxhias.

LEXO EDHE: Po iu ikte karabinierëve me shpejtësi pasi në mjet kishte 25 kg kokainë! Shqiptari ndërron jetë në vend pasi përplaset me shtyllën!

Gjatë një patrullimi rutinë, karabinierët pikasën një makinë të parkuar në mënyrë të dyshimtë, me dy persona në bord.

Sjellja nervoze e shqiptarëve dhe deklaratat kontradiktore të dhëna gjatë procesit të identifikimit, e shtynë policinë financiare të kryente kontrolle të mëtejshme.

Nga verifikimet u zbulua se njëri prej të dyve kishte precedentë të shumtë penalë për krime të lidhura me drogën dhe ishte kërkuar që nga viti 2021 për disa urdhër-arreste të lëshuara nga gjyqësori i Peruxhias.

Droga u gjet e fshehur brenda ndarjes së pasagjerëve, në një qese plastike që përmbante 5 blloqe kokaine, me një peshë totale prej 4,6 kg kokainë.

Sipas vlerësimeve të hetuesve, vlera me shumicë e drogës shkon në rreth 150,000 euro dhe pasi të prihej e përzihej me kimikate të tjera, do të sillte një xhiro me mbi 500 mijë euro. Të dy shqiptarët pas arrestimit u mbyllën në burgun Perugia-Capanne.