Bota

Itali, Giuseppe Conte kandidat për kryeministër

Pas 80 ditë bisedimesh, Lëvizja 5 Yjet dhe Lidhja e ekstremit të djathtë i kanë paraqitur Presidentit të Italisë emrin e Giuseppe Conte për Kryeministër të vendit. 11 javë pas zgjedhjeve, partitë kanë rënë dakord edhe për qeverinë politike, programi i të cilës parashikon miliarda euro në shkurtime taksash, shpenzime shtesë për mirëqenien e të varfërve dhe rishikim të reformave të pensionit.