Bota

Italia me Kryeministër të ri

Presidenti Italian Sergio Mattarella dekretoi sot kryeministrin e qeverisë së koalicionit mes Lëvizjes 5 Yjet e Partisë Lidhja. Ai është avokati Giuseppe Conte, profesor i së drejtes private në Universitetin e Firences dhe hartuesi i refomës në drejtësi të programit elektoral të 5 Yjeve. Orët në vijim pritet lista e Ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re italiane ndërsa gjatë javës së ardhshme, qeveria pritet të marrë votëbesimin në Parlament.