Italia bën hapa prapa dhe pranon 900 emigrantë. Anija e tyre u lejua të ankorohej në Siçili, vetëm pak ditë pasi Qeveria Italiane vendosi të refuzojë 629 shtetas afrikanë që lundronin në bordin e anijes Aquarius, të cilët më pas i pranoi Spanja. Duket se populistët në pushtet po vijojnë me politikën e pranimit të azilkërkuesve, por njëherazi duke shtuar presionin ndaj Europës.