Showbiz

I’u nënshtrua një operacioni në zemër kohë më parë, Arnold Schwarzenegger zbulon detaje nga kjo eksperiencë

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger vitin e kaluar i’u nënshtrua një operacioni urgjent në zemër për të ndërruar një valvul të saj.

Lajmi se ai ndodhej në gjendje kritike për jetën mori dhenë shpejt saqë pak pas operacionit aktori u detyrua të postojë një foto në rrjetet sociale ku t’i tregonte fansave të tij dhe i gjithë procesi shkoi mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi 72-vjeçari tregoi se nuk i’u tremb aspak kësaj ndërhyrjeje madje pasi doli nga spitali vijoi me rutinën e tij të përditshme.

“Pak ditë pas operacionit i’u riktheva palestrës pasi më pëlqen të stërvitem e gjithashtu duhet të bëhesha gati për xhirimet e Terminator 6: Dark Fate” ,-tha ai duke shtuar se nuk i kupton dot njerëzit që frikësohen dhe ankohen kaq shumë për një operacion.