Politikani konservator, Ivan Duque, u zgjodh president i Kolumbisë. Duque fitoi 54 përqind të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, duke shënuar përparësi ndaj ish-guerilit, Gustavo Petro. Duque premtoi luftë ndaj korrupsionit, ndërsa rritjen e prodhimit të kokainës, e cilësoi kërcënim për sigurinë e shtetit latino-amerikan.