Aktualitet

Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

Më 14 Qershor, Gjykata e Tiranës vendos për rihapjen ose jo të dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, siç ka kërkuar Izet Haxhia. I dënuari në mungesë me 25 vjet burg për krimin ishte sot i pranishëm në seancë, pasi javë më parë iu vetdorëzua autoriteteve turke që e ekstraduan. Haxhia akuzoi ish-Kryeministrin Berisha se ka kërkuar ta eleminojë, ndërsa kërkoi përballjen me Berishën, për të cilin dikur punonte si truprojë.