Sport

Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcim së gjati

Izmir Smajlaj shpallet kampion i “Kampionatit të shteteve të vogla Europiane” në disiplinën e kërcimit. Rekordmeni kuqezi arriti të mposhtë me diferencë të madhe kundërshtarët duke merituar titullin prestigjoz. Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë. Kompeticioni u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Europe në Serbi, vitin e kaluar.