Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara përgjatë Ultësirës Perëndimore e në bregdet.
Në orët e mesditës deri të pasdites vonë, në relievet kodrinore-malore të vendit ka reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet malore, reshjet shfaqen në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 10 m/s ndërsa në lugina dhe në bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 10 deri 19°C
Në zonat e ulëta 11 deri 24°C
Në bregdet 14 deri 25°C