Celebrities Gossip Showbiz

Ja kush janë të ftuarit specialë këtë javë në “Më lër të flas”!

Tashmë filluar sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka postuar promon e puntatës së kësaj jave duke na treguar edhe të ftuarit VIP. Në një bashkëbisedim mes të ftuarish për do të jenë Julian Deda, Kastro Zizo, Renis Gjoka, Petrit Vullkani, Zefina Hasani , dhe të ftuarit specialë janë Sabiani dhe vajza e tij, Kejsi Medini, të cilë kanë qenë të dy banorë të “BBV2”.

Në një bashkëbisedim mes të ftuarish javën e kaluar kanë qenë Zhaklin Lekatari, Spartak Ngjela, Armand Peza dhe Shkënde Lili ndërsa i ftuari special ishte Ermal Mamaqi.