Sot zhvillohen tre ndeshjet e tjera të raundit të 21-të të Superiores.
Në orën 16:30 luhen Skënderbeu – Vllaznia dhe Teuta – Partizani. Javën e përmbyll Dinamo -Elbasani, që luhet po sot, në orën 19:30.
Në “Arenën Kombëtare”, Tirana vendase u mposht 0-4 nga kampionët në fuqi të Egnatias ditën e djeshme. Me këtë humbje duket se trajneri Gugash Magani ka “derdhur kupën e mbushur” prej kohësh, ndërsa pritet që trajneri të largohet nga bardheblutë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me fraksionin e dytë që ishte “zjarr”. Serxho Ujka, Regi Lushkja, Bakayoko dhe Edison Ndreca shënuan për rrogozhinasit e trajnerit Edlir Tetova. Me 36 pikë Egnatia merr momentalisht kreun e Superligës, ndërsa Tirana me 18 pikë ndodhet në vendin e parafundit.
Në Laç vendasit u mposhtën 0-3 nga Bylis. Miqtë marrin fitoren e dytë radhazi dhe shtojnë presionin te Tirana e cila ndjek nga pas. Pasi mposhtën Dinamon një javë më parë, Bylis triumfoi në udhëtim me dopietën e Berko dhe golin e Peralta.