Superliga shqiptare e futbollit nis këtë të premte me dy ndeshjet e para për raundin e 23-të.
Në orën 13:30 kampionët në fuqi të Egnatias presin në Rrogozhinë ekipin e Bylisit, në një ndeshje që edhe sipas trajnerit të vendasve, Edlir Tetova, nuk do jetë e lehtë.
Ndërkohë në “Niko Dovana” të Durrësit vendasit e Teutës presin Vllazninë. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet dhe trajneri Bledar Devolli i vendasve dëshiron pikët e para në stolin e “Djemve të Detit”
Raundi i 23-të do mbyllet të shtunën. Në orën 13:30 luhet Laçi – Partizani, ndërsa në orën 16:30 luhen Dinamo – Skënderbeu dhe Tirana – AF Elbasani (në Durrës).
Superliga, raundi 23:
E premte, 31 janar 2025
13:30 Egnatia – Bylis
16:30 Teuta – Vllaznia
E shtunë, 01 shkurt 2025
13:30 Laçi – Partizani
16:30 Dinamo – Skënderbeu
16:30 Tirana – AF Elbasani