Showbiz

Jennifer Aniston gati për tu bërë nënë?!

Akotrja e famshme hollivudiane, Jennifer Aniston thuhet se është më në fund gati për tu bërë nënë.

Edhe pse në një intervistë të mëparëshme për “Vogue” ajo ka rrëfyer për herë të parë se nuk mund të ketë fëmijë, aktorja është e gatshme për adoptim.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “Life & Style” se pas ndarjes nga Justin Theroux, 49-vjeçarja nuk e ka aspak problem të jetë një nënë e vetme dhe që nga koha e Brad Pitt ajo ka dashur një fëmijë.

Jennifer ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm por gjithmonë është shprehur se qëllimi i saj në jetë është të ketë fëmijë dhe pse jo një familje të madhe.