Gossip Showbiz

Jennifer Aniston publikon foto të rralla me partnerin! Çifti duket më i lumtur se kurrë!

Jennifer Aniston ka ndarë një moment të veçantë romantik me partnerin e saj, Jim Curtis, duke treguar se lidhja e tyre po forcohet çdo ditë.

Aktorja publikoi në Instagram disa imazhe nga jeta e përditshme, ku spikati një selfie ku çifti shfaqet i përqafuar dhe duket shumë i lumtur.

Fotot u publikuan për festën e Pashkëve, ndërsa në një tjetër imazh Curtis shihej duke u relaksuar në shtëpi me qenin e tij, shkruan DailyMail.

Ditë e diel, ditë pushimi!

-shkroi Aniston krahas postimit.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan momente romantike me Curtis. Rreth pesë muaj më parë, ajo zyrtarizoi lidhjen në rrjetet sociale duke e uruar për ditëlindje me një foto romantike dhe mesazhin:

Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.

Sipas burimeve pranë çiftit, Jennifer është shumë e lumtur në këtë marrëdhënie dhe nuk heziton ta ndajë këtë lumturi me ndjekësit e saj.

Çifti është parë gjithashtu së bashku në evente publike dhe pushime, duke u bërë një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it.