Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez nuk është e vetmja, aktorja 53-vjeçare Padma Lakshmi mahnit me fizikun e saj!

Aktorja dhe prezantuesja e njohur indiane Padma Lakshmi, ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram dhe ka shkaktuar “tërmet”. Bukuroshja, e cila ka lindur në Indi, por që prej moshës 4 vjeçare jeton në Amerikë, ka vendosur ta festojë në mënyrë origjinale 53-vjetorin e lindjes. Ajo ka postuar në Instagram disa fotografi duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë me hiret e saj. Ajo ka shkruar:

Kam qenë kaq e bekuar këtë vit, me familjen dhe miqtë që kanë qenë pranë meje, më kanë mbajtur, më kanë ngritur lart, më kanë bërë të buzëqesh dhe më kanë kujtuar se sa një jetë të pasur mund të jetojmë nëse jemi të hapur për ndryshim. Nuk do të them se ka qenë vetëm lule, ka pasur momente ankthi, pasigurie dhe thjesht ndihesha e humbur dhe e frikësuar. Por, edhe atëherë, kuptova se kishte një përfitim. Zemra ime është e hapur dhe unë jam shumë mirënjohëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Padma Lakshmi (@padmalakshmi)