Bota Tech

Britania drejt ndalimit të rrjeteve sociale për personat nën 16-vjeç!

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka njoftuar vendimin për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën 16-vjeç. Ai nënvizoi se një ndalim i plotë i rrjeteve sociale është zgjedhja e duhur për të rinjtë, ndërsa sqaroi dhe mënyrën si do të funksionojë e kur do të hyjë në fuqi vendimi.

Starmer bëri me dije se rregullorja e re pritet të miratohet para Krishtlindjes, ndërsa shtoi se ndalimi duhet të hyjë në fuqi deri në pranverën e vitit 2027. Starmer theksoi se janë marrë kompetenca për të siguruar që qeveria “të mund të veprojë me shpejtësi”.

Gjithashtu u shpreh se procesi nuk do të jetë i lehtë, duke shtuar se disa kompani teknologjike përpiqen të krijojnë idenë se situata është e pandryshueshme.

Dua që ky mesazh të dëgjohet me zë të lartë dhe të qartë. Nuk jam i përgatitur të bëj kompromis për sigurinë dhe lumturinë e fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja pse ky ndalim duhet të ndodhë dhe pse ky ndalim do të ndodhë. Nuk do të jetë e lehtë dhe se disa kompani teknologjike duan që njerëzit të mendojnë se gjërat janë “të pandryshueshme”.

Ne duhet t’i rezistojmë kësajpafuqie të mësuar. Ne kemi liri veprimi. Qeveria mund dhe do t’i ndryshojë gjërat. Po, është e vështirë” të nxjerrësh ligje, të rregullosh dhe të zbatosh, por kjo është arsyeja pse qeveria “i dëgjoi njerëzit” dhe mësoi nga vende si Australia, ku një ndalim i ngjashëm është futur tashmë.

Ne nuk po sjellim vetëm një ndalim, por po shkojmë më tej me veprime udhëheqëse botërore në shërbimet e lojërave dhe platformat e transmetimit të drejtpërdrejtë. Ndryshimet do të trajtojnë gjithashtu platformat që u lejojnë të huajve të kontaktojnë çdo fëmijë pa kontroll.

Starmer shtoi se qeveria britanike ka liri veprimi dhe është e vendosur të sjellë ndryshime konkrete, duke u frymëzuar edhe nga modele të tjera ndërkombëtare si Australia, ku masa të ngjashme janë zbatuar më herët.