Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Gjeorgjisë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, dha dorëheqjen, pas një vale protestash antiqeveritare, që tronditën kryeqytetin Tbilisi. Ai mbante postin e kryeministrit prej dhjetorit të vitit 2015. Vala e protestave në Tbilisi nisi më 31 maj kundër, siç thuhet, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor.