“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
RIV4LI
Në një shkollë të mesme në Piza, askush nuk i ka sfiduar kurrë fëmijët më popullorë — derisa vjen vajza e re, Terry, me ide të guximshme dhe aty fillojnë rivalitetet.