Lifestyle Travel

Ju prezantojmë me “Fshatin e Lodrave”, ofron një eksperiencë magjike të Krishtlindjeve!

Seiffen, i njohur ndryshe si Spielzeugdorf, “Fshati i Lodrave”, ofron një eksperiencë magjike të Krishtlindjeve për vizitorët që guxojnë të zbresin në këtë fshat të fshehur në Malet Ore, pranë kufirit me Republikën Çeke. Çdo rrugë shkëlqen nga dritat e vogla dhe qirinjte e butë, ndërsa dyqanet shfaqin qindra figurina druri, trenash lodrash dhe kafshë të vogla druri, piramida druri dhe personazhe ngjyra-ngjyra.

Për shekuj me radhë, mjeshtrit e drurit kanë prodhuar lodra tradicionale druri dhe i kanë shpërndarë në mbarë botën. Fshati, i ndërtuar në shekullin e 14-të, ka mbijetuar duke shfrytëzuar pyjet për nevojat e minierave të kallajit dhe argjendit. Kur minierat e kallajit u shteruan, banorët zbuluan se mund të jetonin nga druri që kishin në oborrin e shtëpisë.